Arlind Shabani është përforcim i radhës për debutuesin e elitës së futbollit të Kosovës, Prishtinën e Re.
Klubi ka bërël të ditur se ka arritur marrëveshje me futbollistin që së fundit u paraqit me Ferizajn.
“Skuadra përforcohet me mesfushorin Arlind Shabani, 23-vjeçar, i cili i bashkohet ekipit pas një edicioni mbresëlënës me FC Ferizaj.
Në edicionin e fundit, Arlindi zhvilloi 34 paraqitje në Albi Mall Superligë dhe Kupën e Kosovës, duke qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm në mesfushë”, njofton FC Prishtina e Re.