Yassine Cheuko, truproja i zgjedhur personalisht nga David Beckham për të mbrojtur Lionel Messin në Shtetet e Bashkuara, ka rrëfyer për herë të parë detaje të veçanta nga marrëdhënia e tij me yllin argjentinas të Inter Miami.
Në një intervistë të fundit, Cheuko theksoi se raporti mes tij dhe Messit shkon përtej profesionit të një bodyguardi.
“Messi nuk më sheh vetëm si një truprojë, por si një mik të vërtetë. Ne flasim, qeshim dhe kemi krijuar një lidhje të sinqertë. Ai më fton shpesh për drekë dhe më trajton në mënyrë të jashtëzakonshme”, u shpreh Cheuko.
Një nga momentet më të paharrueshme për të ishte ai kur Messi fitoi Topin e Artë:
“Ishim në avion dhe më tha: ‘Yassine, mbaje ti Topin e Artë’. Në fillim mendova se do ta vendosja diku, por kur e mbajta në dorë, ai iu tha djemve dhe bashkëshortes së tij: ‘Fituesi i Topit të Artë për bodyguard-in më të mirë është Yassine’. Ishte një moment magjik, që nuk do ta harroj kurrë.”
Cheuko e konsideron veten pjesë të ngushtë të rrethit të Messit dhe shprehet se përveç mbrojtjes fizike, mundohet ta mbështesë edhe psikologjikisht.
“Messi ka shumë besim tek unë, dhe për mua kjo është përgjegjësi e madhe.
Mundohem të jap gjithçka, që vëmendja ime të jetë gjithmonë tek ai. Ai është një njeri jashtëzakonisht i thjeshtë dhe i përulur, pavarësisht famës dhe arritjeve.”