Napoli nuk ndalet

- Bota Sot

Napoli nuk ndalet

Napoli ka gjetur më në fund sulmuesin e ri për sezonin e ardhshëm, dhe emri është Lorenzo Lucca.

Klubi kampion i Serisë A ka braktisur pistën Darwin Nunez, pasi Liverpool kërkonte plot 60 milionë euro për të, dhe ka përmbyllur me sukses transferimin e shtatlartit italian nga Udinese.

Sipas burimeve pranë negociatave, marrëveshja mes dy klubeve është arritur për një vlerë totale prej 35 milionë eurosh: 9 milionë do të paguhen për huazimin fillestar, ndërsa 26 milionë të tjera për blerjen përfundimtare.

Aktualisht, Napoli dhe Udinese po punojnë për të finalizuar detajet në lidhje me strukturën e kësteve të pagesës.

Ky transferim është pjesë e një merkatoje të fuqishme nga ana e Napolit. Klubi ka siguruar më herët shërbimet e Noa Lang nga PSV për 30 milionë euro, mbrojtësin Sam Beukema nga Bologna për 33 milionë euro, si dhe yllin belg Kevin De Bruyne, i cili iu bashkua ekipit me parametra zero pas përfundimit të kontratës me Manchester City-n.

Me afrimin e Lucca-s, Napoli synon të forcojë më tej repartin ofensiv dhe të jetë konkurrues në të gjitha frontet gjatë sezonit të ardhshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot