Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që po kërkon Bayern.
“Nick Woltemade? Më pëlqen. E pashë me kombëtaren kundër Portugalisë.
Duket lojtar premtues. Pavarësisht se është i gjatë, ka shumë teknikë. Profili i tij është i pazakontë në kohët e sotme. Do të ishte një blerje me impakt”.
I pyetur për Luis Díaz, francezi ka thënë: “Ajo që ka treguar te Liverpool është fantastike.
Dëmtimet e kanë penguar, por duket se është lojtar me karakter të fortë”.