I intervistuar nga Sky Sport në konferencën për shtyp pas rikthimit të tij zyrtar në stolin e Fiorentinës, Stefano Pioli iu përgjigj disa pyetjeve, duke u ndalur dhe te interesi i violëve për mesfushorin kuqezi, Kristjan Asllani.
“A më pëlqen Asllani? Shumë… E përgëzoj dhe e ftoj të vijë të na vizitojë në Viola Park (qesh)”.
“A e prisja të kthehesha te Fiorentina? Nuk e di. Kam përvojën për të ditur se çdo gjë mund të ndodhë në futboll, madje edhe gjërat më të papritura.
Nuk e prisja thirrjen e Fiorentinës, por kur erdhi, ishte e lehtë të zgjidhja”.
“Ideja është që nëse nënshkruajmë me lojtarë të rinj, do ta bëjmë për të rritur nivelin e ekipit.
Kjo nuk do të thotë që ata duhet të jenë domosdoshmërisht më të mirë, por ndoshta më funksionalë.
Tani dua të përqendrohem në bazën e mirë që kam, pastaj, në javët në vijim, do të kuptojmë nëse dhe ku të ndërhyjmë”.