Flamurtari finalizon një tjetër goditje

- Bota Sot

Flamurtari finalizon një tjetër goditje

Dimitrios Chantakias është futbollisti më i ri i Flamurtarit.

Pasi mbylli aventurën e tij në Superligën greke me PAS Lamia, 30-vjeçari ka vendosur të nisë një të re në Vlorë.

Vlera e futbollistit në fjalë është 400 mijë euro, gjithmonë sipas “Transfermarkt”.

Ndërkohë që te Flamurtari vjen me parametra zero, pasi kontrata e tij me Lamia kishte përfunduar.

Gjatë karrierës së tij 30-vjeçari ka luajtur në Greqi, Azerbajxhan dhe Bullgari. Dimitrios Chantakias është aktivizuar për ekipe si Lamia, Panserraikos, Zira, Cherno More, Panetolikos, AOK Kerkyra dhe Fokikos.



Lexoni të gjitha në Bota Sot