Shkendija e Tetovës do të luajë në shtëpi të martën e ardhshme në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Champipns League.
Rivali i tyre është skuadra e madhe rumune, Steaua.
Ndeshja e kthimit luhet më 30 korrik.
Ndryshe, mediat në Rumani kritikojnë ashpër performancën e Steaua-s pas humbjes 2:1 në Andorra nga ekipi Inter Escaldes, në ndeshjen e kthimit.
Skuadra rumune shkoi më tej duke iu falënderuar fitores 3:1 në shtëpi.
Pronarit i klubit Gigi Becali është jashtëzakonisht i zhgënjyer pas asaj humbjeje të turpshme dhe njoftoi se disa lojtarë do të marrin atë që e meritojnë
Atmosfera e keqe në skuadrën rumune do të jetë e mirë për Shkendijën në dy ndeshje e rrethit të dytë.