Deçiqi Admiralbet nga Tuzi është me një këmbë në rrethin e dytë të kualifikueseve të Conference League në futboll.
Ndeshja mes Sileksit të Kratovës dhe Deçiqit luhet nesër (19:00) në Shkup.
Skuadra shqiptare ka epërsinë e ndeshjes së parë me rezultat 2:0 ndaj skuadrës së Maqedonisë së Veriut, Sileksit.
Skuadra e Deçiqit kanë rast të mirë për të avancuar në tej, por duhet të jenë shumë të kujdesshëm nëse duan të përballen me gjigantët austriakë, Rapidin e Vjenës në rrethin e dytë kualifikues.