Lojtari shqiptar merr vendimin e papritur

- Bota Sot

Lojtari shqiptar merr vendimin e papritur

Myrto Uzuni ka marrë një vendim të papritur, duke u larguar nga rrjetet sociale.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka mbyllur profilin e tij në rrjetin social “Instagram” disi në mënyrë të papritur.

Ai shihej mjaft aktiv, duke postuar foto nga ndeshjet e tij me Austin FC.

Madje, Uzuni postonte në “Instagram” çdo gol që shënonte, duke qenë “pranë” tifozëve të tij më të “zjarrtë”.

Kujtojmë se 30-vjeçari luan momentalisht me Austin FC në SHBA, ku po bën mjaft mirë. Në 21 ndeshje që ka marrë pjesë, sulmuesi ia ka dalë që të shënojë 4 gola dhe të dhurojë 2 asiste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot