Myrto Uzuni është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Austin FC fitoi në transfertë përballë Los Angeles Galaxy.
Sfida e vlefshme për MLS (kampionatin amerikan të futbollit), përfundoi 1:2.
Lojtari shqiptar i "fik dritat" portierit serb!
Si fillim, Myrto Uzuni gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 40-të të takimit.
Ai kaloi të tijët në epërsi një goditje mjaft precize.
Ndërkohë që sulmuesi shqiptar shte protagonist edhe në golin e dytë, por kësaj here më një asist të dhuruar në minutën e 63-të.
Këtë paraqitje, sulmuesi i Kombëtares shqiptare e pati kundër një portieri serb Novak Micoviq.
Një duel perfekt për Uzunin, i cili sa vjen e bëhet më i rëndësishëm për Austin.