Partizani dhe Vllaznia do të luajnë sot ndeshjet e dyta dhe vendimtare për kualifikimin në UEFA Conference League.
“Të kuqtë” do të përballen me estonezët e Kalju në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00.
Skuadra e Skënder Gegës vjen në këtë sfidë pas barazimit 1-1 në transfertën estoneze dhe do të kërkojë kualifikimin në Tiranë. Partizani do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve në “Air Albania”, teksa biletat për të gjithë të interesuarit shiten online në ebileta.al .
Për Vllazninë, misioni i kualifikimit është më i vështirë, por jo i pamundur. Kuqeblutë kanë udhëtuar drejt Letonisë me synimin për të përmbysur disfatën e ndeshjes së parë në “Elbasan Arena” (0-1) dhe për të arritur kualifikimin në raundin e dytë.
Ndeshja BFC Daugavpils – Vllaznia luhet sot në stadiumin LNK Sporta Parks në Riga, në orën 17:00.