Në sallë ishin prezent 100 deputetë, me 51 prej tyre që votuan pro këtij komisioni, por që nuk ishte kuorum i mjaftueshëm.
Me ftesë të kryesuesit të seancës, Avni Dehari, Rashit Qalaj i PDK-së doli për të thënë propozimin e PDK-së, por nisi debat parlamentar, me ç’rast iu ndërpre fjala.
Njëjtë bëri edhe Alban Zogaj i LDK-së, teksa Lista Serbe nuk iu përgjigj ftesës për propozim.
Time Kadrijaj e AAK-së, propozoi sërish Albin Kurtin.
Dehari ftoi deputetët të mblidhen sërish pas dy ditësh, për seancën e 49-të.
Kujtojmë se seanca e parë konstituive u mbajt më shumë se 3 muaj më parë, më 15 prill.