Kandidati i preferuar për repartin sul mues nga Bayerni i Munihut është Luis Diaz, 28 vjeç, aktualisht lojtar i Liverpulit, i cili ka refuzuar një ofertë fillestare nga Bajerni.
Pse dëshiron Bajern të nënshkruajë me Luis Diaz? Brenda klubit, kolumbiani i plotëson të gjitha kushtet e trajnerit Vinsent Kompani. Përveç aftësive të tij teknike, ai ka edhe fizikun dhe intensitetin për të luajtur në nivelin më të lartë çdo tri ditë dhe pothuajse nuk dëmtohet kurrë.
Ylli i Liverpulit luan zakonisht në krahun e majtë të sulmit, por mund të aktivizohet edhe si numër nëntë apo dhjetë, nëse Herri Kejn ka nevojë për pushim ose derisa të rikthehet Jamal Musiala.
Problemi: Liverpuli e refuzoi ofertën fillestare të Bajernit prej 67.5 milionë euro. Prandaj, transferimi varet nga një kompromis në çmim dhe angazhimi përfundimtar i vetë Diazit. Leandro Trosard dhe Rodrigo nga Real Madrid janë jashtë opsioneve për krahët.
Ky i fundit sepse ka luajtur pothuajse gjithmonë në krahun e djathtë te Los Blankos, meqënëse Bajerni ka Majkëll Olise në atë pozitë dhe dëshiron të afrojë si zëvëndësues edhe Lenart Karl, si mbështetje për francezin. Bajern gjithashtu dëshiron të firmosë me Nik Voltemejd nga Shtutgarti, por nuk duket se klubet do të arrijnë në një marrëveshje. Bajern nuk dëshiron të paguajë më shumë se 50 milionë euro për një lojtar që Shtutgart nuk e kishte regjistruar as në Ligën e Kampioneve para një viti. Shtutgarti, nga ana tjetër, kërkon 80 milionë euro pas rritjes suprizë të Voltemejd.
Në përgjithësi, skuadra e Mynihut po përballet me një situatë të vështirë sa i përket personelit deri në fund të vitit, për shkak të dëmtimeve afatgjata të Musialës dhe Alfonso Dejvis. Por gjithashtu nuk mund të reagojnë me transferime për çdo dëmtim, pasi kjo do të çonte në një tepricë lojtarësh sapo të rikthehen të gjithë në gjendje optimale.
Megjithatë, së shpejti mund të ketë nevojë për përforcime në qëndër të mbrojtjes, pasi Min-Zhae Kim dhe mesfushori Xhoao Palinja priten të largohen nga Bajerni, nëse kushtet financiare janë të përshtatshme. Kim i kushtoi klubit 45 milionë euro dy vite më parë, ndërsa Palinja 50 milionë euro verën e kaluar. Të dy e dinë që mundësitë e tyre janë të kufizuara në klub dhe thuhet se ekziston mundësia për largimin e tyre.