Shefqet Sinani ka pas karrierë të bujshme në fanellën e gjeneratës së artë të Prishtinës.
Historia e tij ka edhe të veçanta që të lë pa fjalë.
E para, e nisi karrierën si sulmues, pastaj kaloi në mbrojtës!
Ka qenë trajneri maqedonas Ilija Dimovski që e ktheu nga sulmuesi në mbrojtës.
“Unë kam qenë sulmues, por trajneri i Prishtinës në atë kohë, i ndjeri, Ilija Dimovski gjatë përgatitjeve në Koshutnjak (viti 1980) në një ndeshje miqësore më ktheu të luaj mbrojtës dhe aty mbeta”, kështu ka thënë vite më parë Sinani.
Prishtina me Sinanin dhe djelmoshat tjerë troditën skuadrat e mëdha në debutimin e saj në vitin 1983, e mundën në javën e dytë Partizanin me rezultat 2:1, në javën e 4-të me 3:2 Dunamon e Zagrebit.
Qershia mbi tortë ishte fitorja me rezultat 3:1 ndaj Cërvena Zvezdës në “Marakana” të Beogradit, e cila shkaktoi “vullkan” në Beograd e në Serbi pikërisht më 16 tetor të vitit 1983, java e 11-të.
Shefqet Sinani ka qenë shtyllë e mbrojtjes dhe nuk e ka lëshuar në dy këmbë Dragan Mancen e Partizanit në fitore 2:1 në javën e dytë të kampionatit (viti 1983).
Sinani ka qenë i jashtëzakonshëm edhe ndaj Milosh Shestiqit të Cërvena Zvezzdës.
Një ndeshje që nuk harrohet është edhe ajo në Vinkovc me Dinamon pikërisht më 9 dhjetor të vitit 1984.
Kur të gjithë menduan se Prrishtina mori pikë, pësuan gol në minutiën e 90-të duke humbur me reuulta 2:1 nga Dinamo e Vinkovcit në takimin e javës së javës së 17-të të elitës së futbollit ish jugosllav.
U ndërpre seria fantastike e tri ndeshjeve pa humbje me kryetrajnerin e ri Ajet Shosholli. Pas barazimit 1:1 me Cërvena Zvezdën (21 nëntor, 1984), pastaj në Nikshiq luajtën 1:1 me Sutjeskën, e mposhtën Rijekën 3:0 dhe u ndalën në Vinkovc nga Dinamo.
9 dhjetor, 1984 – java e 17-të
Dinamo (V) – Prishtina 2:1
Stadiumi në Vinkovc.
Shijues: 4.000.
Gjyqtar kryesor Aldo Soldareiqi (Rijeka), Plavçiq (Zagreb) e Muharemagiqi (Tuzlla).
Kartonat e verdhë: Bogdani, Mlinari, Tuniqi - Sinani, Kelmendi dhe Bratroviqi.
Shënues. Çop (18 - nga penalltia), Mlinari (80) - Vokrri (58).
Dinamo (V): Budimçeviqi 6, Bogdani 6, Zahiroviqi 6, Cvitkushiqi 6 (Urosheviqi), Vitkoviqi 7, Mlinari 6, Laketiqi 6 (Lushiqi), Duspara 7, Tunjiqi 6, Rajoviqi 6 dhe Çop 7.
Prishtina; Neshet Zhaveli 6, Agim Cana 6, Shefqet Sinani 6 (Faton Domi), Rafet Prekazi 6, Skënder Shengyli 6, Xhevdet Muriqi 7, Kujtim Shala 7, Sahit Kelmendi 6, Fadil Vokrri 6, Fadil Muriqi 7 dhe Zoran Batroviqi 6.