Crystal Palace dërgon UEFA-n në CAS

- Bota Sot

Crystal Palace dërgon UEFA-n në CAS

Crystal Palace dërgon UEFA-n në CAS!

UEFA ka vendosur që të dërgojë në Conference League ekipin e Crystal Palas pasi klubi në fjalë kishte si aksioner John Textor, i cili zotëron aksione edhe në një tjetër ekip që merr pjesë në Ligën e Europës, Lyon.

Edhe pse investitori amerikan ka hequr dorë nga aksionet e tij në ekipin anglez UEFA ka bërë me dije se ka marrë këtë vendim pasi Textor nuk kishte shitur aksionet deri në datën e fundit të lajmëruar (1 mars).

Pasi u njohën me këtë vendim drejtuesit e Crystal Palas janë indinjuar dhe kanë akuzuar UEFA-n duke dërguar çështjen në CAS. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të thotë fjalën e fundit në këtë çështje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot