Cecelia kryetrajner i ri i Sharrit

- Bota Sot

Cecelia kryetrajner i ri i Sharrit

Besart Cecelia është emëruar kryetrajneri i ri i klubit të futbollit Sharri nga Hani Elezi.

Së fundi Cecelia me sukses e ka drejtuar Mitrovicën dhe fitoi Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave. 

Sharri bën gara në Ligën e Dytë të Kosovës (meshkujt).

“FC Sharri njofton me kënaqësi se ka arritur marrëveshje me trajnerin Besart Cecelia, i cili nga sot merr drejtimin e skuadrës sonë për sezonin e ri 2025/2026.

Besart Cecelia është një emër i njohur në futbollin vendor, me përvojë dhe vizion të qartë për ndërtimin e një ekipi konkurrues. Klubi dhe trajneri kanë gjetur gjuhë të përbashkët për një projekt ambicioz, që synon ngritjen e klubit në nivele më të larta”, njofton FC Sharri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot