Kapiteni drejt operimit, Barcelona e nxjerr jashtë planeve

- Bota Sot

Kapiteni drejt operimit, Barcelona e nxjerr jashtë planeve

Mark-Andre Ter Shtegen po mendon që t’i nënshtrohet operacionit, për të zgjidhur problemet me shpinën.

Nëse kjo ndodh, atëherë do të qëndronte për disa muaj jashtë.

Portieri gjerman me shumë gjasa nuk do të regjistrohej më pas nga Barcelona. Kjo për t’i bërë hapësirë Hoan Garsias dhe po ashtu për lëvizje të tjera.

Ter Shtegen dëshiron që të luftojë për vendin e titullarit te Barça.

Në anën tjetër 33-vjeçari është jashtë planeve të trajnerit Flik.

Kapiteni i katalanasve është pjesë e klubit prej vitit 2014. Ter Shtegen ka edhe tre vite të tjera kontratë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot