Portieri Petrit Terziu mbetet pjesë e Ferizajt edhe për edicionin e ri.
Terziu ka ambicie të mëdha në edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
“Petrit Terziu vazhdon edhe për dy vite me klubin tonë.
Sot, klubi ynë ka rinovuar kontratën me portierin Petrit Terziu. Petriti është pjesë e klubit prej tre vitesh dhe gjatë kësaj kohe ka treguar përkushtim, seriozitet dhe paraqitje të mira në fushë.
Jemi të kënaqur që do ta kemi edhe për dy vite të tjera në skuadër”, njofton FC Ferizaj..