Alisha Lehmann si Messi, bodyguard i qëndron pranë edhe në fushë!
Futbollistja e kombëtares së Zvicrës, Alisha Lehmann, ka mundur që të sigurojë një leje të veçantë nga UEFA pasi në muajt e fundit ka nevojë për një bodyguard.
Suksesi që ka në fushë dhe jashtë saj ka bërë që futbollistja të ndalet shpesh herë nga tifozët.
Për këtë motiv ajo ka kërkuar që të ruhet nga bodyguardi i saj personal, i cili do të qëndrojë edhe në fushë pranë stolit.
Nesër në mbrëmje Zvicra luan me Spanjën çerekfinalen e Euro 2025.