Ndërpritet interneti në disa rajone ruse/ Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov zbulon arsyen: Po përballemi me dronët ukrainas

- Bota Sot

Ndërpritet interneti në disa rajone ruse/ Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov zbulon arsyen: Po përballemi me dronët ukrainas

Disa rajone të Rusisë nuk kanë akses në internet prej disa ditësh.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot se ndërprerjet periodike të internetit celular në të gjithë Rusinë janë të qëllimshme dhe të justifikuara me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga kërcënimet që paraqet Ukraina.

Zëdhënësi i Kremlinit iu përgjigj pyetjeve në lidhje me ndërprerjet e internetit të regjistruara në dhjetëra rajone ruse këtë javë, duke dhënë shpjegimin zyrtar të Moskës.

Autoritetet ruse, siç raportohet nga Reuters, raportojnë se çaktivizojnë rrjetet e internetit celular kur e gjykojnë të nevojshme, kjo si një përpjekje për të parandaluar sulmet ukrainase me dronë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot