Napoli prezanton një sulmues dhe pret një tjetër

- Bota Sot

Napoli prezanton një sulmues dhe pret një tjetër

Napoli ka përforcuar sulmin sot me Noa Lang.

Sulmuesi 26-vjeçar është transferuar nga PSV, ndërsa holandezët kanë arkëtuar 25 milionë euro.

Jo vetëm kaq. Lorenco Luka po kryen po ashtu testet mjekësore.

24-vjeçari i Udinezes pritet po ashtu të vendoset nën urdhrat e Kontes.

Noa Lang shënoi 19 gola dhe asistoi 14 të tjerë në 63 ndeshje që luajti.

Në anën tjetër Luka tundi rrjetën 23 herë dhe asistoi gjashtë gola në 75 ndeshje me Udinezen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot