FIFA po mendon të bëjë një ndryshim radikal në rregullat e futbollit

- Bota Sot

FIFA po mendon të bëjë një ndryshim radikal në rregullat e futbollit

Futbolli mund të përballet me ndryshime të mëdha në rregullat e lojës përpara Kupës së Botës 2026, në një vendim që po shkakton debate të shumta.

Sipas asaj që raporton The Telegraph, Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit (IFAB) pritet të miratojë disa ndryshime rrënjësore në takimin e radhës.

Këto përfshijnë përdorimin e VAR-it për të shqyrtuar kartonët e dytë të verdhë dhe goditjet nga këndi, si dhe ndalimin e mundësisë për rikuperim pas ekzekutimit të penalltisë – një rregull që po ngjall diskutime të ashpra në rrjetet sociale.

Rregulloret e reja mund të hyjnë në fuqi pikërisht për Kampionatin Botëror 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, në kuadër të reformave që synojnë ta modernizojnë futbollin.

Një nga ndryshimet më të diskutueshme është ndalimi i golave të shënuar pas rikuperimit të topit në një penallti të pritur ose të goditur në shtyllë, çka do të thotë se loja do të ndërpritet menjëherë pas përpjekjes së parë.

Zyrtarët e IFAB-it argumentojnë se rikuperimet nga penalltitë u japin skuadrave sulmuese një avantazh të padrejtë, pasi probabiliteti për të shënuar në një tentim të dytë është shumë më i madh sesa rasti i parë.

Nëse këto propozime miratohen, ato do të shënojnë një nga ndryshimet më të mëdha në rregullat e futbollit në dekadat e fundit..



Lexoni të gjitha në Bota Sot