Cole Palmer tregon biseden që kishte me Donald Trump kur i ndau çmimin

- Bota Sot

Cole Palmer tregon biseden që kishte me Donald Trump kur i ndau çmimin

Futbollisti i Chelseas, Cole Palmer ka treguar biseden që kishte me Donald Trump.

Presidenti i Amerikës ndau çmimin e më të mirit në Kupën e Botës për Klube, ku Chelsea fitoi trofeun, pasi në finale e mposhti skuadrën e PSG-së, me rezultat 3-0.

Palmer i cili shënoi dy gola në atë përballje u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes e po ashtu fitoi edhe çmimin si lojtari më i mirë i turneut.

Ai ka tregua fjalët që i kishte thënë Donald Trump kur ndau çmimin për të.

“Kur Donald Trump më dha çmimin, ai më tha ‘Djali im është fansi yt më i madh’.

Nuk më kujtohet çfarë thashë.

Mendoj se thashë ‘Faleminderit’.”, ka deklaruar Palmer.



Lexoni të gjitha në Bota Sot