Një detaj interesant nga e kaluara e Adnan Januzaj ka dalë në dritë falë ish-mbrojtësit të Manchester United, Demetri Mitchell.
Në një postim në platformën X, Mitchell ka treguar një episod nga koha kur të dy ishin pjesë e “Djajve të Kuq”.
Sipas Mitchell, Januzaj kishte një vetëbesim të jashtëzakonshëm në talentin e tij.
Madje, ai zbuloi se Januzaj besonte se do ta fitonte Topin e Artë.
“Adnani i tha dikur menaxherit: ‘Pse më duhet gym? Do ta fitoj Topin e Artë!’”
Januzaj, i konsideruar dikur një nga talentet më premtuese të United, nuk arriti ta realizojë këtë ëndërr të madhe, teksa nuk mundi asnjëherë ta arrijë potencialin e plotë të tij.