Sinani pas kualifikimit: Kemi tifozët më të mirë në Shqipëri

- Bota Sot

Sinani pas kualifikimit: Kemi tifozët më të mirë në Shqipëri

Drejtori sportiv i Vllaznisë, Vioresin Sinani, u shpreh tepër i lumtur për kualifikimin që skuadra shkodrane arriti për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, pas triumfit në transfertë ndaj Daugavpils. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Sinani deklaroi:  

“Kualifikim shumë i rëndësishëm, emocionet janë pafund, një ndeshje që u bë me shumë emocion. Jam shumë i lumtur që kualifikimi na buzëqeshi ne. Djemtë dhanë maksimumin. Puna dhe besimi na u shpërblye. Një fitore mëse e merituar.  

Jam i kënaqur, optimizmin e bazoj te puna e djemve, e trajnerëve. Kemi pasur shumë besim të gjithë që do të kualifikoheshim.  

Në ditët në vijim do të analizohen të gjitha, edhe të mirat edhe gjërat që duhen korrigjuar. Jam shumë i lumtur për fitoren. Të tjerat pastaj do të analizohen.  

Jemi të lumtur që kaluam një turn. U bënë kohë që nuk kualifikoheshim. Uroj që të kalojmë edhe turnin tjetër. Vllaznia do të jetë një ekip solid dhe do të pretendojmë të kalojmë më tej. 

Dodajt i uroj më të mirat. I uroj shumë suksese, një shembull që duhet të ndiqet edhe nga djemtë e tjerë të akademisë. E kam pasur në ekipin e të rinjve. Ka pasur shenjat e një lideri, talenti të padiskutuar.  

Erdhi në ekip të parë, e tregoi veten në një vit e pak, ka bërë një sezon të mrekullueshëm dhe i uroj veç suksese.  

Meritat kryesore të kualifikimit do ua jepja djemve. Me Edi Martinin jemi shokë, jemi miq. Jemi të kënaqur me përkushtimin e djemve, jemi të kënaqur me punën dhe seriozitetin e gjithsecilit.  

Me vjen mirë që thyem këtë tabunë e turit të parë. Jemi të gjithë bashkë. Të gjithë gëzohemi dhe hidhërohemi bashkë. Uroj dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. 

Tifozët janë më të mirët në Shqipëri me diferencë prej të tjerëve, e theksoj me diferencë. I pres në stadium të përkrahin djemtë e ekipit dhe ngjyrat kuqeblu që i duan pafund”, u shpreh Sinani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot