Vora për herë të parë në historinë e klubit, do të luajë në Kategorinë Superiore.
Sezonin që lamë pas, qyteza e vogël pranë kryeqytetit u shpall kampione e Kategorisë së Parë dhe ka nisur nga puna në merkato për të përforcuar ekipin.
Pak më parë, Vora ka njoftuar për transferimin më të ri në ekip. Bëhet fjalë për Wallace Almeida i cili i është bashkuar “bluve” për të përforcuar edhe më shumë repartin e mesfushës.
Mesfushori 24-vjeçar ka mbyllur bashkëpunimin e tij me Volta Redonda në Serie B të Italisë për t’iu bashkuar vorakëve.