Batatina e godet keq Malishevën që humbi 8:0 në Europë

- Bota Sot

Batatina e godet keq Malishevën që humbi 8:0 në Europë

Malisheva e ka pësuar humbjen më të rëndë në garat europiane.

Pasi pësoi minimalisht 0:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Malisheva shkoi me optimizëm për në Islandë në përballjen ndaj Vikingur Reykjavik.

Por, doli komplet tjetër gjë.

Malisheva u mposht thellë 8:0 duke u eliminuar me kokën poshtë nga garat europiane.

E pas kësaj humbjeje ka reaguar trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

"Në Evropë nuk ka aleanca – atje luhen ndeshje të vërteta futbolli.

Merr edhe 8 gola dhe turpërohesh nga skuadra që në vlerë është e barabartë me klubet tona.

Ata nuk bëjnë aleanca, por luajnë futboll", ka shkruar Batatina.



Lexoni të gjitha në Bota Sot