Martesat në xhami, trend apo obligim?

- Bota Sot

Martesat në xhami, trend apo obligim?

Në një shtet laik, ku feja dhe ligji janë të ndara, çfarë peshe ka martesa që nuk ekziston në sytë e ligjit?

Në emisionin “Ora Shtatë”, ishte kjo pyetje që u diskutua, me avokatin Petrit Lladrovci, imamin Jahir Beqiri dhe teologen Igballe Hudutin.

Imami Beqiri thotë se ka qenë të njohura që në fenë myslimane, hoxha ta bënte nikahun për çiftet e reja.

“Mirëpo sipas të drejtave ligjore, për të lëshuar dokument, në bazë të pajtimit të dy partnerëve, dhe në praninë e prindërve apo kujdestarëve, pra me dëshmitarë e me letërnjoftim, kjo arkivohet dhe lëshohet nga Bashkësia Islame dhe është valide”, tha Beqiri.

Derisa Huduti thotë se Kosova është shtet laik, dhe sipas saj, të drejtat për nikah nuk shkelen.

I të njëjtit mendim ishte edhe Lladrovci, por sipas tij, para se të njihet një martesë religjioze, duhet të njihet një martesë ligjore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot