Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils.
Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka uruar shkodranët.
"Urime Vllaznisë për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League!
Një fitore e bukur në transfertë ndaj Daugavpils, që u kurorëzua me kualifikim dhe i jep edhe më shumë kuptim përpjekjeve të skuadrës dhe stafit teknik.
Shpresojmë që ky rrugëtim të vazhdojë sa më gjatë, si përfaqësim dinjitoz i futbollit shqiptar në Europë.
Do të kishim dashur të festonim edhe me Partizanin, por futbolli i tillë është. Rruga vazhdon dhe ne jemi gjithmonë pranë klubeve tona!", uron Duka.