Me pushime pas eliminimit të Manchester City në Botërorin për klube, sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka reaguar në rrjetet sociale për blerjet e shumta që ka bërë klubi
Ai ka përshëndetur nënshkrimin e adoleshentit norvegjez Sverre Nypan nga Rosenborg. Haaland iu përgjigj lajmit duke shkruar: “Mirë se erdhe Sverre!!” dhe duke pëlqyer gjithashtu postimin origjinal.
“Skuadra po bëhet gjithnjë e më e fortë. Do të jemi kompetitivë, këmbëngulës për rezultatet dhe harruar sezonin e fundit.
Do të rikthehemi në majë”, ka deklaruar sulmuesi norvegjez.
Skuadra e Pep Guardiolës ka qenë aktive në tregun e transferimeve, duke shpenzuar rreth 125 milionë euro në merkato për Rayan Cherki, Rayan Ait-Nouri, Tijjani Reijnders dhe Marcus Bettinelli.