Edhe islandezët merren me Granit Xhakën

- Bota Sot

Edhe islandezët merren me Granit Xhakën

Granit Xhaka është në qendër të vëmendjes në javët e fundit.

Edhe në Islandë i kushtohet vëmendje ylli nga Kosova dhe kapiteni të kombëtares së Zvicrës.

“A do të kthehet në futbollin anglez?

Bayer Leverkusen është gati që të heqë qafësh Granit Xhakën gjatë kësaj vere dhe ai është duke u kërkuar nga disa klube”, shkruan mes të tjera media islandez “dv.is”.

“Mediat angleze raportojnë se ka shumë mundësi që Sunderland të përforcohet me Xhakën, i cili është 32 vjeçar.

Sunderland është rikthyer në Premier League, por çmimi i Xhakës është 10 milionë paund.

Xhaka është duke u kërkuar nga disa ekipe në Itali dhe Arabinë Saudite”, - shkruan ndër të tjera media islandeze.



Lexoni të gjitha në Bota Sot