Nga Bosnja dhe Hercegovina te Llapi

- Bota Sot

Nga Bosnja dhe Hercegovina te Llapi

Futbollisti Enedin Mulaliç është përforcim i radhës për Llapin e Podujevës. Skuadra e Llapit me kryetrajner Tahir Batatinën e konsiderojnë si përforcim të madh Enedin Mulaliçin.

“KF Llapi ka kënaqësinë tju prezantojë Enedin Mulaliç si përforcimin më të ri në skuadrën tonë.

21-vjeçari nga Bosnja dhe Hercegovina ka firmosur kontratë trevjeçare me bardhekaltrit dhe tashmë i është bashkuar ekipit në përgatitjet para-sezonale.

Mbrojtësi i djathtë ka kaluar të gjitha kategoritë e reja te Sarajeva, deri te skuadra seniore, ndërsa më pas ka luajtur për Slloboda Tuzllës dhe së fundmi për HSK Posushje.

Ky transferim i rëndësishëm është finalizuar falë bashkëpunimit të ndërsjellë mes klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit, Jusuf Çizmiç dhe Anis Bujak, të cilët i falënderojmë për kontributin në realizimin e këtij transferimi.

Mulaliç është përforcimi i radhës që pritet të na ndihmojë jashtëzakonisht shumë në realizimin e objektivave tona”, thuhet në njoftimin e KF Llapit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot