Talent premtues për kombëtaren, mbrojtësi 20-vjeçar transferohet në klubin italian

- Bota Sot

Talent premtues për kombëtaren, mbrojtësi 20-vjeçar transferohet në klubin italian

Zylyf Muça i cili bëri debutimin e tij me Brescian sezonin e kaluar në Serie B.

Mbrojtësi i kombëtares së Shpresave ditën e sotme ka nisur një aventurë të re duke u transferuar në Serie C.

AC Trento ka transferuar mbrojtësin shqiptar 20-vjeçar në ekip për sezonin e ri.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra që militon në ligën e tretë të Italisë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Zylyf Muça ka firmosur një kontratë me AC Trento deri në qershorin e vitit 2027.

Aventura e re në qytetin e Trentos do t’i sjellë edhe më shumë minuta mbrojtësit shqiptar. Muça ka debutuar me Shqipërinë U-21 në marsin e këtij viti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot