Rikthehet te Barcelona por me një rol të ri

- Bota Sot

Rikthehet te Barcelona por me një rol të ri

Ish-sulmuesi i njohur, Bojan Krkiç, është rikthyer te Barcelona, klubin që e formoi dhe e promovoi në skenën e madhe të futbollit evropian.

Pas një karriere të pasur në disa prej kampionateve më të forta të kontinentit, përfshirë edhe një periudhë të shkurtër te Milani, Bojan i bashkohet sërish blaugranëve, këtë herë në një rol drejtues.

Bojan Krkiç do të punojë ngushtë me drejtorin sportiv të klubit, Deco, dhe do të mbajë një detyrë kyçe si ndërlidhës midis akademisë së të rinjve “La Masia” dhe ekipit të parë.

Objektivi i tij do të jetë lehtësimi i kalimit të talenteve të rinj drejt skuadrës së parë, duke garantuar një tranzicion sa më të natyrshëm dhe të suksesshëm për lojtarët e rinj.

Me përvojën e tij si ish-futbollist që ka kaluar pikërisht në këtë rrugë, nga akademia në ekipin e parë dhe më pas në arenën ndërkombëtare,

Bojan pritet të sjellë një qasje më të ndjeshme dhe efektive në zhvillimin e talenteve të rinj, duke shërbyer gjithashtu si një model frymëzimi për brezin e ardhshëm të futbollistëve të Barcelonës.

Ky është një tjetër hap i klubit katalanas për të forcuar lidhjen mes trashëgimisë së tij historike dhe të ardhmes së ndritur që synon të ndërtojë mbi themelet e akademisë legjendare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot