Në muajin gusht, në qytetin Beyşehir të Konyas (Turqi), do të zhvillohet një turne prestigjioz ndërkombëtar për grupmoshat U11, U12 dhe U13, i organizuar nga World Star Academy.
Në mesin e klubeve pjesëmarrëse janë emra të mëdhenj të futbollit turk si: Galatasaray, Fenerbahçe, Beşiktaş, Trabzonspor, Başakşehir, Bursaspor, Kasımpaşa, Alanyaspor, Antalyaspor, Konyaspor, Sivasspor, Samsunspor, Kayserispor, Gençlerbirliği, Fatih Karagümrük, Ankaragücü dhe të tjerë.
Bardhekaltërit e FC Shkupit nga Çairi do të jenë përfaqësuesit e vetëm nga rajoni në këtë garë të fortë, me pjesëmarrje në të tri kategoritë: U11, U12 dhe U13.
Koordinatori i klubit, Alisa Vishi, do të udhëheq delegacionin e FC Shkupit në këtë turne, së bashku me trajnerët Alim Bilalli, Ferdi Ismaili, Jeton Abazi dhe Kujtim Mustafa.
Pjesëmarrja e FC Shkupit është rezultat i angazhimit të Alisa Vishit, i cili ka krijuar bashkëpunimin me organizatorët në Turqi, duke u hapur derën futbollistëve të rinj drejt një përvoje ndërkombëtare të jashtëzakonshme.
Klubet dhe akademitë tjera nga vendi jonë apo Shqipëria e Kosova që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij turneu në edicionet e ardhshme, mund të kontaktojnë Alisa Vishin për informacione shtesë në numrin: +389 70 892 244.