Struga prezanton mbrojtësin grek Kyriakos Mazoulouxis

- Bota Sot

Struga prezanton mbrojtësin grek Kyriakos Mazoulouxis

Struga Trim Lum ka njoftuar afrimin e mbrojtësit grek, Kyriakos Mazoluksis, për sezonin 2025/26.

28-vjeçari vjen si agjent i lirë, pas përvojës në klube të ndryshme greke dhe një periudhe të shkurtër në Belgjikë me Lierse.

Ai është një lojtar me eksperiencë dhe fleksibilitet pozicional, i cili do të forcojë ndjeshëm mbrojtjen e ekipit.

Mazuluksis luan kryesisht si qendërmbrojtës, por mund të aktivizohet edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe si mesfushor mbrojtës.

Me këtë marrëveshje njëvjeçare, me opsion vazhdimi, ai bëhet futbollisti i parë grek në historinë e klubit.

Struga synon të rrisë konkurrencën në ekip dhe ky transferim është një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi. Ndërkaq, tifozët e Strugës janë të entuziazmuar dhe presin me padurim debutimin e lojtarit të ri, duke pasur besim të madh në aftësitë e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot