Lojtari nga Kosova do të niste sherr në teshatore në Rusi, Dmitri Seliu tregon arsyen

- Bota Sot

Lojtari nga Kosova do të niste sherr në teshatore në Rusi, Dmitri Seliu tregon arsyen

Agjenti i futbollistëve, Dmitri Seliu, ka folur për rastin e lojtarit nga Kosova, Mirlind Daku.

Për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë mungonte vetëm firma te Zeniti, që nuk erdhi duke sjellë qëndrimin te Rubin Kazan.  

“Është mirë për Zenitin që nuk e blenë Dakun.

Dhashë një intervistë të bujshme në kohën që donin ta blinin atë. Ndoshta lexuan intervistën time që nuk e morën?

Daku do ta kishte vrarë Zenitin në teshatore dhe kudo. Nuk është as një lojtar i stilit të Zenitit.

Po, mund të kesh një nga ata në skuadër. Por Zeniti e ka tashmë Sobolev, pse u nevojitet Daku?

Nëse Sobolevi thjesht rri në stol pa shkaktuar probleme, Daku do të niste sherr në teshatore dhe në stërvitje. E shohim çfarë karakteri ka. Zeniti bëri shumë mirë që nuk e mori atë.

Lojtarë të tillë janë shumë të përshtatshëm për ekipe si Rubini. E gjithë skuadra luan për të, dhe ai jep rezultat. Jam i gatshëm të vë bast që Daka nuk do të shënonte kurrë kaq shumë gola në ekipe si Zeniti apo Spartaku”, u shpreh agjenti Dmitri Seliu.



Lexoni të gjitha në Bota Sot