Kërkesa e brendshme më e dobët krijon probleme për ekonominë ruse

- Bota Sot

Kërkesa e brendshme më e dobët krijon probleme për ekonominë ruse

Sanksionet po shkaktojnë probleme për importuesit rusë në pagesa dhe logjistikë, dhe barra po dobëson gjithashtu kërkesën e brendshme, treguan rezultatet e një ankete të kryer nga banka qendrore ruse.

Vëllimi i importeve në periudhën 2025-2026 nuk do të ndryshojë ndjeshëm krahasuar me 2024, vlerësuan 11 mijë e 600 kompani ruse në një anketë mbi gjendjen e ekonomisë.

"Rritja e importeve do të vazhdojë të jetë e kufizuar nga dobësimi gradual i kërkesës së brendshme dhe kufizimet në tregtinë e jashtme, si dhe problemet në logjistikë dhe pagesa që ato sjellin", thuhet në raport.

Vëllimi i importeve është në stagnacion, por vlera e tij po rritet për shkak të çmimeve më të larta në botë dhe forcimit të rublës, shpjegon banka qendrore. Depot janë të mbingarkuara me disa lloje mallrash të gatshme.

Megjithatë, planet e importuesve ndikohen më shumë nga pritjet për një kërkesë më të dobët vendase, tha banka qendrore, duke vënë në dukje se pikërisht kjo është arsyeja pse shumica e kompanive nuk kanë ndërmend të ndryshojnë ndjeshëm vëllimin e importeve.

Për shkak të kërkesës më të dobët, importuesit kanë ulur tashmë blerjet e elektronikës dhe disa mallrave investuese.

Zëvendësimi i importit ka ulur gjithashtu blerjen e pajisjeve dhe pjesëve të huaja, tha banka qendrore.

Kërkesa për pajisje vendase është rritur gjithashtu nga ndryshimet në sistemin e prokurimit publik që u japin përparësi produkteve ruse.

Importuesit vazhdojnë të kenë probleme me logjistikën dhe pagesat, por kushtet për importimin e pajisjeve janë përmirësuar paksa krahasuar me vitin 2024, sipas vlerësimit të një numri të madh kompanish.

Të anketuarit deklaruan se tani mund tu paguajnë furnizuesve të huaj direkt, por edhe se produktet e porositura nga Azia mbërrijnë shumë më shpejt, sipas raportit të bankës qendrore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot