Sllovenia shënon rritjen më të lartë mujore në ndërtim në BE në maj

- Bota Sot

Sllovenia shënon rritjen më të lartë mujore në ndërtim në BE në maj

Sllovenia shënoi rritjen më të lartë krahasuar me prillin, 5.4 për qind, sipas vlerësimit të parë të publikuar sot nga Eurostat.

Në maj, krahasuar me prillin në eurozonë dhe BE, vëllimi i punimeve në ndërtim u ul 1.3 dhe 0.4 për qind, në ndërtimin e ndërtesave me 0.7 dhe 0.5 për qind, dhe vëllimi i punimeve të specializuara në ndërtim me 1.7 dhe 1.3 për qind.

Uljet më të mëdha krahasuar me prillin u regjistruan në Gjermani 3.9 për qind, Belgjikë 2.2 për qind dhe Holandë 1.8 për qind. Rritjet më të mëdha u regjistruan në Slloveni 5.4 për qind, Hungari 2.5 për qind dhe Republikën Çeke 2.3 për qind.

Krahasuar me majin 2024, në eurozonë vëllimi i punimeve në ndërtim u rrit 6.4 dhe 5.3 për qind, në ndërtim 2.9 dhe 3.3 për qind, dhe vëllimi i punimeve të specializuara në ndërtim me 1 për qind dhe 1.1 për qind, raporton KosovaPress.

Ndër vendet anëtare, rritja më e lartë vjetore u regjistrua në Spanjë 44.6 për qind, Çeki 11.6 për qind dhe Hungari e Portugali me nga 5.4 për qind.

Rëniet më të mëdha u regjistruan në Poloni 4.8 për qind, Gjermani 3.4 për qind dhe Francë 3.3 për qind. Sllovenia regjistroi një rritje prej 3.6 për qind, raporton KosovaPress.

Në prill, vëllimi i punimeve të ndërtimit në eurozonë u rrit 4.3 për qind dhe në Bashkimin Evropian 3.5 për qind krahasuar me marsin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot