Si u arrestua Igor Popovic dhe kush ishte në shoqërim të tij

- Bota Sot

Si u arrestua Igor Popovic dhe kush ishte në shoqërim të tij

Media ka siguruar detaje ekskluzive lidhur me ndalimin e dy shtetasve serbë në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, të premten mbrëma, ku një veturë e regjistruar në emër të të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë dhe Metohi” është kapur në listën e automjeteve në ndalim (stop-listë).

Burimet e sinjalit bëjnë me dije se më 18 korrik 2025, rreth orës 19:40, në dalje nga Kosova është paraqitur një veturë Mazda 3, ngjyrë gri, me targa serbe BG940-JV. Automjeti figuron i regjistruar në emër të strukturës paralele që operon në veri të vendit.

Në veturë ndodheshin dy persona: Igor Popovic, i lindur në Beograd rreth 52-vjeçar dhe Ivan Kolasinac, i lindur në Pejë rreth 54-vjeçar, me dokument identifikimi serb.

Pas verifikimeve, njësitet policore kanë kontaktuar agjencitë përkatëse të sigurisë, të cilat kanë konfirmuar ndalimin dhe kanë dhënë udhëzimin për arrestimin e tyre.

Për arsye sigurie, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor të Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Bërnjak, ku janë mbajtur për procedura të mëtejme.

Rasti aktualisht është në trajtim nga organet kompetente të sigurisë. Sinjali do të sjellë zhvillimet më të reja lidhur me këtë çështje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot