Drejtori sportiv i Interit , Piero Ausilio, ka folur për të ardhmen e mbrojtësit të krahut të djathtë, Denzel Dumfries, i cili ka qenë i lidhur me Barcelonën këtë verë.
Dumfries ka qenë njëri nga emrat më të përfolur në këtë afat kalimtar, por largimi i tij duke i pamundur.
Është vet drejtori sportiv i Nerazzurëve, Ausilio, i cili ka mohuar ndonjë ofertë nga Barcelona.
“Nuk kemi marrë asnjë ofertë zyrtare nga Barca në lidhje me Denzel Dumfries”, ka thënë fillimisht Ausilio.
“Po, ka një klauzolë lirimi – kjo është e vërtetë – por ajo do të skadojë së shpejti dhe ne do të vazhdojmë të punojmë”, përfundoi drejtori sportiv i Interi.
Ndryshe, Interi nënshkroi me Dumfries nga PSV në verën e vitit 2021 për 12.5 milionë euro, teksa sezonin e kaluar, ai shënoi 11 gola dhe dha 5 asistime në 45 paraqitje.