Franca do të përballet me Gjermaninë sot në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin “St. Jakob-Park” të Bazelit në çerekfinalen e fundit të Kampionatit Europian të vajzave.
Të dyja skuadrat do të bëjnë të pamundurën që të sigurojnë një vend në gjysmëfinale, aty ku i pret Spanja.
Kur këto ekipe u takuan në gjysmëfinalet e vitit 2022, ishte Gjermania ajo që u kualifikua.
Këtë herë, është Franca ajo që shkon në fazën eliminatore me formën në favor të saj, pasi doli nga Grupi D me tre fitore nga tre ndeshje.
Gjermania nisi mirë Europianin duke u kualifikuar pas ndeshjes së dytë, por humbja e thellë përballë Suedisë në ndeshjen e fundit të grupit sikur zbehu disi paraqitjen e skuadrës gjermane në këtë turne.
Formacionet e mundshme:
Franca: Peyraud-Magnin; De Almeida, Lakrar, Sombath, Bacha; Geyoro, Jean-François, Karchaoui; Cascarino, Katoto, Baltimore
Gjermania: Berger; Linder, Minge, Knaak, Kett; Senß, Nüsken; Brand, Dallmann, Bühl; Schüller.