Aubameyang drejt rikthimit te Marseille

- Bota Sot

Aubameyang drejt rikthimit te Marseille

Pierre Emerick Aubameyang duket se do të bëjë rikthimin e tij drejt Evropës.

Pas ndërprerjes së kontratës me Al-Qadsiyah, gabonezi ka arritur marrëveshje me ish-klubin e tij, Marseille për t’u rikthyer përsëri në futbollin evropian.

Aubameyang, do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare ku madje kishte refuzuar ofertë edhe nga klubi tjetër arab, Al-Ettifaq.

Në Arabinë Saudite, Aubameyang pati një sezon të mirë ku arriti të shënonte 21 gola në 36 paraqitje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot