Skandal te skuadra shqiptare, tifozët ndërprenë stërvitjen

- Bota Sot

Skandal te skuadra shqiptare, tifozët ndërprenë stërvitjen

Nuk ka qetësi te skuadra shqiptare Shkupi.

Tifozët ‘Shvercerat’ janë të pakënaqur me drejtuesit e skuadrës së futbollit Shkupi.

Cila është arsyeja që ata e ndërprenë stërvitjen?

“Shvercerat e ndërprenë stërvitjen e FC Shkupit!

Arsyeja? 

Mos sinqeriteti dhe mashtrimet e pafundme të kryesisë së klubit!

Premtime boshe, takime që shtyhen, dhe mungesë totale respekti ndaj atyre që e kanë mbajt klubin gjallë Shvercerat!

Ne nuk jemi spektatorë, jemi zëri i vërtetë i Shkupit!

Nuk ka futboll pa respekt ndaj tribunës!

Deri sa nuk do të ketë sinqeritet dhe transparencë, asgjë nuk vazhdon normalisht.

Mos na provoni durimin, se historia e ka tregu kush vendos në këtë qytet…

FC Shkupi është i Shkupjanve jo i mashtruesve!”, - reagojnë “Shvercerat”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot