Llapi i Podujevës po kompletohet për edicionin e ri në elitëm e futbollit të Kosovës.
Llapjanët ngjeshin radhët edhe me një futbollist të ri.
“KF Llapi ka kënaqësinë të zyrtarizojë rikthimin e sulmuesit të krahut, Adem Maliqi, për herë të tretë në fanellën bardhekaltër.
Pas një edicioni me FC Suharekën, 28-vjeçari rikthehet për të kontribuar për ngjyrat e klubit të vendlindjes.
Maliqi është bashkuar me ekipin në përgatitje dhe do jetë forcë shtesë për ekipin tonë në edicionin e ri”, thuhet në njoftimin e KF Llapit.