Cassano befason

- Bota Sot

Cassano befason

Rafael Leao ka reaguar me një notë ironie ndaj disa deklaratave kritike të ish-futbollistit italian, Antonio Cassano, në lidhje me angazhimin e tij në fushë.

I ftuar në podcastin “Viva el Futbòl”, Cassano kishte lënë të kuptohej se sulmuesi portugez shpesh luan më shumë për të bërë përshtypje sesa për të fituar ndeshjet: “Sikur luan për të impresionuar vajzat, jo për të ndihmuar ekipin të fitojë”, u shpreh ai.

Përgjigjja e Leao-s nuk vonoi. Ylli i Milanit postoi në rrjetin social X një mesazh të shkurtër:

“Më do shumë”, i shoqëruar me disa emoji, duke treguar se kritikat nuk e shqetësojnë dhe se është i përqendruar në përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot