Asani kalon Dakun

- Bota Sot

Asani kalon Dakun

Ishte një realizim I thjeshtë, edhe pse I përsosur. Jasir Asani vazhdon formën e tij të futbollit në Korenë e Jugut, dhe pavarësisht problemeve të ekipit, ai po e merr veten çdo ditë e më shumë.

Goli në kampionat, në ndeshjen Suon-Kuangju, ishte I shtati për këtë sezon, dhe I dha mundësinë yllit ofensiv të krahut që të bëhet shënuesi më I mirë I këtij edicioni sa I përket lojtarëve shqiptarë.

Në total, Asani ka 16 rrjeta, duke lënë tashmë prapa heroin e sulmit, Mirlind Daku. Shqiptari nga Kosova arriti në 15 në Rusi.

Futbollisti nga Shkupi I ka ndarë rrjetat e tij me 7 në ligën koreanojugore dhe 7 në Championsin e Azisë, ku arriti vetëm një gol prapa Këpucës së Artë, dhe u kualifikua deri në çerekfinale, në sezonin që Kuangju e pati debutues. Daku nga ana tjetër I ka që të 15 goditjet e sakta në portë në Premier Ligën e Rusisë.

Gjithsesi, sulmuesi I kombëtares është më lart sesa Asani në elementin tjetër ofensiv, tek asistet.

Ai ka 8 pasime për gol, gjithnjë në kampionatin rus, duke pasur 23 kontribute për gol, më I miri në Rusi.

Asani ka vetëm dy asistë, pra arrin në 18 kontribute për gol, pesë më pak sesa Daku.



Lexoni të gjitha në Bota Sot