Duke qenë se transferimi i mundshëm i Luis Diaz po zbehet dita-ditës, Barcelona po ndjek një tjetër objektiv te Liverpool. “CaughtOffside” raporton se katalanasit po interesohen për Darwin Nunez, sulmuesin uruguaian për të cilin pati kritika të shumta sezonin e kaluar, për shkak të formës jo të mirë dhe nuk dha atë që pritej prej tij.
Sipas raportimit në fjalë, është pikërisht trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, që këmbëngul për transferimin e Nunez, duke e parë si një përforcim ideal në sulm dhe pse jo si zëvendesuesin e mundshëm të Robert Lewandowski-t. Polaku do luajë sezonin e fundit me katalanasit dhe do largohet verën e ardhshme.
Në anën tjetër, Liverpool ka kërkuar 70 milionë euro për të lënë të lirë Darwin Nunez, shifër kjo që trembë Barcelonën, duke ditur gjendjen aktuale financiare.
Megjithatë, katalanasit kanë një propozim tjetër për anglezët: huazim me detyrim blerjeje për Darwin Nunez.
Flick është i bindur që do ta rikthente urugianin në formën e tij të dikurshme dhe te Barcelona do të bëhej një nga sulmuesit më të mirë në botë.