Kanë mbetur një vit nga kur do të mësohet Kampioni i ri i Botës në futboll.
Pikërisht me 19 korrik të vitit 2026 mbahet finaja e Kampionatit Botëror, në qytetin e New Yorkit, i cili zhvillohet në tre vende të ndryshme, Canada, Meksikë dhe ShBA, i cili nis me 11 qershor.
Për herë të parë në histori, në Kupën e Botës do të jenë pjesëmarrëse 48 shtete.
Tashmë janë mësuar 13 kombëtaret e para të cilat kanë siguruar kualifikimin.
Pëveç Kanadas, Meksikës dhe ShBA-ve si organizatore, kualifikimin e kanë siguruar edhe Japonia, Zelanda e Re, Irani, Argjentina, Uzbekistani, Korea e Veriut, Jordania, Australia, Brazili dhe Ekuadori.