Vllaznia prezanton portierin gjerman

- Bota Sot

Vllaznia prezanton portierin gjerman

Leon Pohls është futbollisti më i ri i ekipit të Vllaznisë.

Portieri 28-vjeçar ka mbyllu aventurën e tij me Shamrock Rovers në Irlandë, për të nisur një të re në Superioren e Shqipërisë.

Portieri gjerman ka firmosur me Vllazninë një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Megjithatë, në këtë kontratë është edhe opsioni i zgjatjes së bashkëpunimit edhe me një tjetër vit.

Pohls e ka nisur karrierën e tij në Gjermani me Norderstedt. Ndërkohë që ka laujtur në SHBA, Angli dhe Irlandë. 28-vjeçari ka veshur fanellën e Storm King, Hudson Catholick, IMG Academy dhe i2i Academy.



Lexoni të gjitha në Bota Sot